Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka qenë e ftuar ditën e sotme në Konferencën vjetore të indeksit të biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe e Revistës Monitor.
Ajo foli në lidhje me ndryshimin e indeksit të biznesit ku shprehu shqetësimin për tregon ndër vite.
Tabaku shprehu se indeksi i besimit në ekonomi nuk ka kaluar 50% dhe se kjo tregon që hopi cilësor që pritej nga ekonomia shqiptare nuk vjen.
Gjithashtu ajo foli dhe për një tjetër problematikë që lidhej me monopolet, korrupsionin dhe informalitetin.
“Një pjesë e madhe e ligjeve favorizojnë sektorë të veçantë, favorizojnë biznese të veçanta dhe bien në kundërshti me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e në pak fjalë rregullin e konkurrencës. Këto janë në fakt çështje të lidhura me njëra tjetrën pasi prodhojnë monopolet për të cilat duhet folur dhe do të flasim në vijim. Dhe kjo më dërgon tek diskutimet e tjera në lidhje me dy pikat në vijim; modeli ekonomik dhe taksat.” u shpreh ajo.