Policia e Shtetit ka përjashtuar një punonjës dhe ka nisur hetimin e thellë disiplinor për sistemin drejtues në Komisariatin nr.4 në Tiranë.
AMP mbrëmjen e djeshme ka arrestuar efektivin e policisë së krimeve të Komisariatit nr.4.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Drejtues madhor Muhamet Rrumbullaku firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për një punonjës.
Ai u shprej se “Duhet të evidentohet shumë qartë, me një punë të shpejtë dhe profesionale, e gjithë përgjegjësia e linjës drejtuese për sa i përket rastit konkret, duke marrë masat përkatëse. Drejtuesit e strukturave ngarkohen me përgjegjësi direkte për veprimet e tyre dhe të vartësve, ndaj kërkoj një verifikim të plotë të rastit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë”.
Më tej Rrumbullaku vlerësoi të gjithë bashkëpunimin mes AMP-së dhe Prokurorisë.