Aktori i humorit Agron Llakaj një muaj më parë ka humbur bashkëshorten e tij Kostandinën e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.
Aktori e ka kujtuar me anë të një postimi në InstaStory duke treguar se po ia ndjen shumë mungesën.
“Imja Kostandina, një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pa fund dhe s’di…, kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy… Ike dhe më more kuptimin e jetës… U bëre dhimbje”- ka shkruar Agroni.