Në dosjen e Onkologjikut, Prokuroria e Tiranës po heton dhe zv/drejtoreshën e QSUNT-së, Brikena Qirjazi, e cila ka lidhje me aparaturën e Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
Në dosje evidentohet se që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe nuk është shfrytëzuar.
Prokuroria tha se aparati është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.
Për efekt të hetimit, prokurori Valikaj ka marrë dëshminë e një prej mjekëve të Spitalit Onkologjik në lidhje me shqetësimin që ai kishte ngritur për praninë e rrezeve të kobaltit në ambiente të brendshme, tërësisht të pambrojtura.
Mjeku ka treguar se nuk ia ka dalë t’i bind që aparaturat të zhvendosen në ambiente të sigurta dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet pasi po ndikonte në shëndetin e të gjithëve.