Kombëtarja e Francës nuk ka arritur më shumë se barazim ndaj një Polonie që luajti ndeshjen e fundit në “EURO 2024”, duke e përfunduar kampanjën me 1 pikë.
Ndërkohë, pesë pikë i ka Franca, e cila nuk po bind ende me lojë në këtë kampionat europian.
Ndeshja përfundoi 1-1, me dy penallti të shënuara nga dy taborët.
Një herë shënoi Kylian Mbappe, golit të cilit iu kundërpërgjigj Leëandoëski i Polonisë.
Franca kalon grupin si e dyta, derisa Polonia do të rikthehet në shtëpi, pasi për ta këtu merr fund ëndrra “Gjermania 2024”.