Përcillet për në banesën e fundit poeti i njohur Agim Doçi.
Ai u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare pasi pësoi hemorragji cerebrale.
Gruaja e tij Yllka Doçi tha se ai nuk u vlerësua aq sa duhet pasi i është bërë vrasje politike.
Gjithashtu ajo u shpreh se poeti nuk arriti që të merrte as pensionin që i ka takuar prej 11 vitesh.