-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori amerikan në OKB: Sulmet ndaj termocentraleve nuk përbëjnë krim lufte

Kryesoret

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë intensifikuar pas deklaratave të forta mbi objektivat ushtarake të mundshëm.

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ka hedhur poshtë akuzat se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të kontrolluar nga IRGC janë krime lufte, duke i quajtur ato “të rreme dhe absurde”. Ai ka theksuar se urat dhe centralet energjetike të lidhura me IRGC janë objektiva legjitime ushtarake, pasi ato konsiderohen si pjesë e kapaciteteve strategjike të Iranit.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur kërcënimet për sulme ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë termocentrale dhe ura, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes palëve.

Nga ana tjetër, Irani ka mbajtur qëndrim të vazhdueshëm se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe nuk synon zhvillimin e armëve bërthamore, por ekspertët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime për nivelet e pasurimit të uraniumit nga Teherani, duke rritur frikën për mundësinë e një programi bërthamor militar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit