-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton vendimin për parkimin me pagesë, ja tarifa dhe zonat

Kryesoret

Parkimi në 15 rrugë kryesor të Durrësit brenda 2024 do të bëhet me pahgesë.
Ky vendim u mor pët të menaxhuar problematikën e parkimit, për shkak të banorëve dhe flukseve të turistëve.

Sipas bashkisë, tarifa për parkimin në rrugët për zonën A do të jetë 100 lekë/ora dhe për zonën B do të jetë 40 lekë/ora. Për rezidentët, kryetarja e bashkisë Durrës deklaroi se do t’u lejohet parkimi pa pagesë për një prej automjeteve të familjes.

Zonat e tarifimit janë përcaktuar në varësi të frekuentimit të lartë që kanë, ku më e shtrenjtë është zona A që përfshin qendrën administrative të qytetit, bulevardet e tij, rrugën në hyrje të qytetit deri te mauzoleumi i dëshmorëve, si dhe rrugët përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe rrugën e plazhit.

Në zonën B përfshihen disa rrugë të tjera përgjatë të cilave ngrihen biznese dhe aktivitete të ndryshme.
Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën A:

Rruga “Taulantia”

Rruga e Currilave

Bulevardi “Epidamn”

Bulevardi “Dyrrah”

Rruga “Egnatia”

Rruga “Mars 91”

Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)

Rruga e Dëshmorëve

Rruga “Adria”

Rruga “Pavarsia”

Rruga “Hafiz Ali Pogdorica”

Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën B:

Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)

Rruga “Mujo Ulqinaku”

Rruga “Stefan Kaculini” dhe Rruga “Glaukia”

Rruga “Hysen Kërtusha”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit