-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk kemi raport për Banjskën”! Kurti i përgjigjet Brukselit: U nisëm 48 faqe

Kryesoret

Pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se Kosova nuk ka dorëzuar raport të hetimeve për sulmin në Banjskë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se një raport 48- faqësh për Banjskën ia kanë dorëzuar Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare vitin e kaluar.

Kryeziu tha se Stano duhet ta ketë këtë informacion por shtoi se nëse ai e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit “atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”.

Ai shtoi se është shqetësuese dhe e pakuptimtë që pas 9 muajve nuk ka aktakuzë për Millan Radojiçiçin dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë.

Zëdhënësi i Qeverisë deklaroi se Radojiçiçi vazhdon të mbetet i lirë dhe se është rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit