Nga aeroporti i Rinasit, foli edhe mesfushori i kombëtares Ylber Ramadani.
Ai u shpreh i zhgënjyer duke thënë se me Kroacinë e meritonin fitoren dhe se dje mund të merrnin një pikë.
‘Ishte ndjesi e mirë. Provuam të japim maksimumin. Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike. Eksperienca do vazhdojë tutje dhe do përgatitemi për të ardhmen. Kemi dashur më shumë të kualifikohemi.
Tani duhet të fitonim me Kroacinë edhe dje meritonim një pikë. Trajneri na tha që ishte krenar me ne sepse luajtëm me kundërshtar të nivelit të lartë. Me Italinë shënuam golin por u tërhoqëm, por kishim shanse për një rezultat tjetër.’