-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë që transferuan pacientët në një klinikë private

Kryesoret

Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë vënë nën hetim dhe janë shkarkuar, pasi ata dyshohen se kanë krijuar një skemë abuzive të transferimit të pacientëve nga spitali shtetëror në një klinikë private.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin e Onkologjisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Për një prej mjekëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për zëvëndësdrejtoreshën e Qendrës Spitalore, mjeken tjetër dhe koordinatorin e spitalit onkologjik, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ata po hetohen për “shpërdorim detyre”.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tha për mediat se të gjithë personat e përfshirë në hetimet për skemën abuzive që transferonte pacientë nga Onkologjia në klinikën private janë të shkarkuar.

“Ngjarja e sotme të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, mbi të gjitha kur flasim për punonjës të sistemit të shëndetësisë, të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetës se njerëzve, ndihmën shëndetësore për ta. Ndjej neveri për situatën e ndodhur në spitalin e Onkologjisë. Këta individë nuk mund të damkosin bluzat e bardha”, tha Koçiu.

Në rrjetet sociale është paralajmëruar se më 26 qershor do të mbahet një protestë e qytetarëve para Ministrisë së Shëndetësisë kundër atij që cilësohet “skandali i Onkologjisë”.

Sipas autoriteteve shqiptare, shtatë punonjësit e spitalit shtetëror bashkëpunonin me administratorin e një klinike private, duke dërguar atje pacientët me sëmundje tumorale, që detyroheshin të paguanin deri në 3.000 euro për shërbimin që e përfitojnë falas në qendrën “Nënë Tereza”. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit