Në 30 Qershor do të hapet për qarkullim aksi rrugor Thumanë-Kashar.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, sipas së cilës gjithçka është gati për të lehtësuar fluksin e vizitorëve të huaj që pritet të vijnë drejt vendit tonë.
Ministrja tha se të gjitha lotët e Korridorit Blu, të klasifikuara si rrugë të kategorisë A do të jenë me pagesë dhe se do të jenë drejtuesit e automjeteve ata që do të përcaktojnë shpejtësinë e lëvizjes.