Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas dënimit me formën e prerë nga Gjykata e Apelit për Fredi Belerin.
“Vendimi për Belerin e nxjerr Shqipërinë ballë për ballë me Parlamentin Europian”, tha Mitsotakis. Ai
theksoi se Beleri duhet të marrë detyrat e tij si eurodeputet i zgjedhur dhe të mos pengohet. “Tirana e di se çdo gjë tjetër do ta vështirësojë rrugën evropiane të Shqipërisë”, tha ai