-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Helidoni në rang kryeministri’! Pazari me jetën tek Onkologjiku: Mondi im i qan…

Kryesoret

Të tjera pjesë nga dosja e përgjimeve për skandalin tek Onkologjiku kanë dalë në dritë. Një biseda tregohet se si pacientët e sëmurë me kancer transferohen për t’u operuar në klinikat private.

Pacientët merren nga shteti dhe të njëjtët doktorë që punojnë në shtet, bëjnë operacionet e pacientëve në klinikat e tyre private. Mjekët i sorollatnin pacientët me qëllimin e vetëm që ata të detyrohen të shkojnë në privat, pra klinikat e tyre. Në një rast, njëra nga punonjëset Silvana, flet me një qytetare me emrin Flutura për mjekun Helidon Nini dhe Edmond Gashi.

Silvana i thotë se me Helidon Ninin nuk e ndihmon dot për pacientin me kancer të gradës së dytë, por i thotë se Tek “Onkologjiku” me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër.

“Me Helidonin, nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek “Onko” me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër, por me Helidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, s’pyet për të tjerë” thotë Silvana.

“Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar” i përigjet Flutura. Megjithatë, Silvana i sqaron qëllimin e manovrave. “S’ka radhë fare, por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë” thuhet në dosje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit