Një mjet tip “Skoda” ka marrë flakë në ecje e sipër në lagjen ” 30 vjetori” në Berat.
Burime nga Drejtoria e Mzsh Bashkia Berat bëjnë me dije se rreth orën 21.30 mori njoftim nga një qytetar se në lagjen “30 vjetori” pranë stadiumit te vjetër pati një shpërthim të një mjeti tip SKODA me drejtues mjeti Marsel Hoxha.
Menjëher kanë mberritur në vend ngjarie grupi shërbimit i cili bëri të mundur nxjerrjen jashtë të drejtuesit të mjetit dhe fikjen e flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet rrjedhja e gazit.
Ka shpëtuar drejtuesi i mjetit dhe objektet përreth.