Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë një ditë pas zbulimit ë abuzimit me pacinetët dhe ilaçet te Onkologjiku.
Gazetari Osman Stafa tha se në këtë protestë është bërë pazar me jetën e njerëzve dhe i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet.
“Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta.
Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre. SPAK të hetojë, çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla, që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur. Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike”, tha Stafa.
Ndërsa një protestues u shpreh se në spitale ka mungesë ilaçesh.
“A ka njeri këtu që dinjiteti mos të jetë shkelur. A ka marr kush këtu shërbim falas shëndetësor. Ne nuk na mbledhur rast i paprecedentë, rasti i vetëm i dikujt që ka prapavijë kriminale, na ka mbledhur rrjeti i hajdutëve, nga kryeministria, ministria, spitali, deri te roja që të vjedh.
Ka dy vite jashtë pune, që shqiptarët të bredhin dyerve të spitaleve private. Ju e dini se nëpër spitale mungojnë ilaçet. Kërkojmë dorëheqjen e Kociut, dorëheqje për zinxhirin drejtues të QSUT.
Mjekët të punojnë vetëm në një sektor, jo të na bëjnë ping pong. Plotësimi i spitaleve me branat që mungojnë dhe sigurimi i mjekimeve të krimoterapisë, të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale, lënia e pacientëve pa mjekim. Heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjeket infermieret që me dashje u heqin pacientëve”, tha një protestues.