-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita bojkoton Komisionin ‘Antikorrupsion’, Rama: As ata vetë nuk e besojnë që do vijnë në pushtet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar mungesën e opozitës në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion ku u shpreh se ” as ata vetë nuk e besojnë që do të vijnë në pushtet vitin tjetër’.

Ai u shpreh se për ta ky do të shërbente si një kurs parashkollor pasi nëse marrin pushtetin këto punë do t’i ngarkohen atyre.

“Është një ushtrim që do ishte shumë mirë të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre kombëtarë sepse janë në opozitë. Nuk janë sot, nuk paraqiten. Ndërkohë komisioni i posaçëm është ngritur për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare, qoftë kjo luftë në sallën e seancave apo në komisione. Është një hapësirë ku nuk bëhet politike dite, po ku të gjithë ata që janë brenda këtij perimetri me një mandat qytetar duhet të jenë pjesë.

Aq më tepër që i dëgjojmë që do vijnë në pushtet vitin tjetër. Të duash të vish në pushtet vitin tjetër duhet të jesh më i interesuari të jesh në këtë tryezë. Nëse vjen në pushtet vitin tjetër do ti kesh ti për tu marrë. Qoftë edhe si një kurs parashkollor që mund të vleje që në momentin kur të marrësh pushtetin të jesh gati. Por gjasat janë që askush nga ata që thotë do marrim pushtetin, nuk besojnë se do marrin pushtetin.

Unë mendoj se ne nuk kemi asnjë arsye të humbasim fokusin nga puna. Me ata apo pa ata, ne këtë punë do ta bëjmë, sepse Shqipëria nuk mund të pres që ata të vijnë të bëjnë punën e tyre. Ky nuk është kopsht”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit