-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, reagon Rutte: Nder i jashtëzakonshëm

Kryesoret

Kryeministri holandez, Mark Rutte reagoi për herë të parë pasi u emërua Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se “Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive”.

Rutte gjithashtu u shpreh se udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk mund ta marrësh lehtë.

I ndalur tek paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, Rutte shprehet se ai i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit.

Reagimi i plotë:

Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë.

Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i tij Jens Stoltenberg, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit