-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas skandalit me mikrokreditë, Kuvendi 18 kërkesa bankës së Shqipërisë

Kryesoret

Kuvendi po i kërkon Bankës së Shqipërisë që të propozojë ndryshhime ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve nga marrja e kredive.

“Miratim i ndryshimeve në rregulloren që lidhen me kredinë konsumatore dhe hipotekare. Llogaritjen e normave fikse të interesit në tregun ndër bankar, licencime dhe ushtrimin e veprimtarisë së Shoqërive të Kursim Kreditit dhe unioneve të tyre. Të angazhohet në hartimin e ndryshimeve të reja ligjore për mbrojtjen e konsumatorin në sektorin financiar jo-banka”, tha Gjylameti.

Pas skandalit me mashtrimin e qytetarëve me kreditë nga MCA e Final, deputetët thanë se nuk është pa faj as Mikrofinanca në tërësi.

“Një pjesë e atyre kanë shitur kredi të këqija tek ato dy kompanitë sa janë ngopur, nuk kanë qenë dorë-jashtë. Kanë qenë brenda dhe kanë bërë biznes, të vijnë këtu e tu hedhin sy deputetëve është e tepërt. Abuzimi me borxhliun është i tmerrshëm”, tha Braçe.

“Nga analiza dhe dëgjesa që bëmë në këtë komision, ne kuptuam që ekziston një hapësirë ligjore për sa i përket disa elementëve që lidhen me menaxhimin e kësaj situate. Ne besoj, kemi nevojë si parlament që të ndërmarrim një nismë, e cila mund të bëhet me një komision të veçantë ose mund të bëhet me një analizë të këtij komisioni, për të analizuar të gjithë bazën ligjore që sot ekziston”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit