9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e biznesmenit në Sarandë, policia përjashton bombolën e oksigjenit! Hetohen konfliktet e fundit

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Sarandës para 2 netësh ku teksa biznesmeni Aramdni Nelaj i veshur si polumbar po nontonte dhe ndodhi një shpërthim.

Policia u shpreh në fillim se kjo gjë mund të kishte ardhur nga shpërthimi i bombulës së oksigjenit por ditën e sotme doli me një njoftim të ti ku bombula nuk përmendet si arsye por dyshimi kryesor është se mund të jetë vrarë me tritol.

“Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi Armand Nelaj 52 vjeç, banues në Sarandë. Pritet akti i ekspertimit per arsyen e shperthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Trupi i tij u gjet nga 2 turistë të cilët gjendeshin aty rastësisht dhe u identifikua më vonë nga vëllai i tij.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka mbledhur disa pjesë metalike në vendin e shpërthimit, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar, rezultatet e të cilit do të përcaktojnë në mënyrë të saktë çfarë lënde ishte, tritol apo bombol oksigjeni.

Po kështu janë sekuestruar disa kamera sigurie në rrugët e qytetit afër portit per te pare lëvizjet e viktimës dhe atentatorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit