42-vjeçari Xhuliano Halili i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm m për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri sot në burgun e Koridhalos.
Atij i është gjetur një thikë kuzhine, me të cilën dyshohet se kreu krimin.
Ajo që është e cuditëshme, është fakti që në vitin 2018, Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke.
Xhuliano Halili i njohur ndryshe si “Niko”, akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh.