-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të largohet Sylvinho? Flet Duka: Kjo është e vërteta

Kryesoret

Presidenti i FSHF-së Armand Duka foli sonte nëse do të rinovohet kontrata me trajnerin Sylvinho.

“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas evropianit, por ne ia kemi propozuar që në janar dhe jo tani. Besoj se tani së shpejti do ta finalizojmë”.

A ka ofertë nga një klub në Europë? “Këtë nuk e di, por unë di atë që ne i kemi ofruar. Nëse ka ndonjë ofertë marramendëse nuk e di çfarë do të bëjë, por ne kemi bërë tonën. Kontrata është e përfunduar dhe ne ia kemi bërë gati.

Ka mbi 50% të shanseve që ai të firmosë. Sapo kemi ardhur. Mbrëmë bëmë një festë të vogël bashkë me Silvinjon. Sot edhe ai ka ikur të pushojë. Më pas do të ulemi dhe do të flasim.

Besoj do ta zgjidhim para se të përfundojë Europiani. Do ikim të shohim finalen bashkë. Nëse atij i ka ardhur ndonjë ofertë 5 milionë euro, nuk e di… Mancini la Italinë për para” – tha Duka.

Notë Sylvinhos? “Unë i jap notë kaluese dhe pozitive, por notë 10 nuk ka kurrë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit