18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit Robinson: Mirëpresim mbështetjen amerikane

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kreu një vizitë me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Todd D.Robinson ku dhe u bisedua bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës.

“Mirëpresim mbështetjen amerikane edhe në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA. Lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë një prioritet kryesor, ndërsa goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë, falë hetimeve komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, theksoi ministri i Brendshëm shqiptar pas takimit, mbajtur në zyrat e DASH.

Mes të dyja palëve u dakordësua intensifikimi dhe përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimi të qënieve njerëzore.

“Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë”, u shpreh Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit