-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie teleferiku në Kolumbi, më shumë se 20 persona të plagosur

Kryesoret

Një teleferik në Kolumbi është përplasur dhe si pasojë ë paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët thanë se teleferiku në Medellin i cili ishte pjesë e sistemit të transportit publik të qytetit pati problem dhe u përplas në një trotuar pranë një platforme stacioni.

Sipas kryebashkiakut të qytetit në kabinë kanë qenë 10 persona në momentin e rënies, por ende nuk dihet nëse personi që ka vdekur ishte në bord apo në tokë. 20 personat që u plagosën në incident morën kujdes mjekësor si dhe mbështetje psikologjike, thanë zyrtarët.

Metrocable është një sistem ashensori, që synon të lidhë disa nga lagjet e Medellin të vendosura në kodrat e pjerrëta.

Menaxheri i Metrocable Tomas Elejalde, tha se teleferiku kishte goditur një kabinë tjetër dhe më pas dështoi teksa iu afrua një stacioni në zonën verilindore të qytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit