Mbledhja e Këshillit Bashkiak ditën e sotme është zhvilluar me debate dhe ndërprerje fjale ndaj këshilltarëve të opozitës.
Dorian Teliti tha se në mbledhjen e sotme u miratua buxheti aktual dhe i 3 viteve pasardhëse, pa miratimin e tyre dhe në shkelje të ligjit.
Gjithashtu ai tha se iu ndërpre fjala me qëllim që të mos kishte transparencë.
“Mbyllën mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke na ndërprerë fjalën në momentin që ne po bënim komentet për 17 aktet mbi një mijë faqe materiale që ne duhet t’i ezauronim sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Kryetarja e këshillit, bashkë me anëtarët e këshillit, në mënyrë të padrejtë, tërësisht në shkelje të rregullores na hoqën mikrofonat duke mos na lënë kohën e nevojshme për të ezauruar dhe për të dhënë mendimet tona.
Sot kanë kaluar buxhetin e vitit aktual, miratuan projekt buxhetin afatmesëm të 3 viteve të ardhshme, miratuan edhe buxhetin faktik të vitit të kaluar tërësisht në shkelje të ligjit, pasi janë kryer pa konsultime publike”, u shpreh Teliti.