-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i Onkologjikut/ Gjykata: Ja si u ‘arratis” mjeku nga dera e pasme

Kryesoret

Pasditen e sotme Gjykata e Tiranës ka reaguar për mediat duke shpjeguar largimin me vrap të mjekut Edmond Gashi nga një prej dyerve që nuk lejohet që të futesh apo të dalësh pasi është vetëm për trupin gjykues dhe stafin.

Gjykata e Tiranës thekson se mjeku ka qenë në korridorin e katit të parë të gjykatës dhe duke përfituar nga një moment në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qenë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës doli dhe iku me vrap. Gjykata e Tiranës në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun që akuzohet për “shpërdorim detyre”.

NJOFTIMI I PLOTE I GJYKATES

Personi nën hetim Edmond Gashi, do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit. Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim.

E. G. teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore.

Dera shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit