Gjykata la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për farmacistin Florian Marku.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se mjekët e Onkologjikut i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tumor në farmaci të ndryshme në Tiranë.
Në një reagim për mediat farmacisti Marku tha se nuk ka asnjë lidhje me mjekun Edmond Gashi dhe nuk e njeh fare atë.
“Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet. Unë nuk e njoh si doktor”, u shpreh farmacisti.
Skandali te Onkologjiku/ Mjekja: S’jam unë ajo që del në përgjime
Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut