Një grup polumbarësh të RENEA-s kanë mbërritur që nga e mërkura në Sarandë ku kërkuan prova të mundshme në vendin e shpërthimit pranë Portit të Sarandës ku mbetii vdekur biznemeni 52-vjeçar Armand Nelaj.
Sipas disa burimeve kofidenciale është bërë e ditur se gjetja e provave ka shumë vështirësi pasi ndodhet afër Portit Detar ku thellësia është shumë e madhe për të mundësuar ankorimin e lirshëm të anijeve.
Grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar edhe një numër të madh kamerash sigurie të cilat po këqyren, duke përfshirë kamerat e Portit të Sarandës, të cilat janë të një cilësie të lartë për shkak të rëndësisë së veçantë dhe sigurisë së institucionit.