Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka mbledhur Këshillin Kombëtar ku foli për misionin e Partisë Demokratike.
Sipas Sali Berishës, nuk ka përçarje në Partinë Demokratike, duke theksuar se asgjë nuk i pengon për të arritur objektivin e tretë, që është fitorja.
“Në mënyrë të ngjashme, kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, dhe ua theksoj këtë: fitorja vitin e ardhshëm është në duart tona. Pra kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, fjalimi i fitores do të hapet me fjalët: Gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë.
Kjo miqtë e mi është rëndësia e misionit tonë.
Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia.
Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi.
Misioni ynë shpëton Shqipërinë.” u shpreh Berisha.