-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Kryetari i komanduar i Bashkisë Himarë, Arqile Bollano në hetim nga SPAK

Kryesoret

Përfitimi i rreth 14 mijë m2 tokë në  në vitin 2015 nga familja e kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, , të komanduar në këtë pozicion tre javë më parë, është duke u hetuar nga  e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Dosja është trasnferuar për kompetencë në SPAK nga Prokuroria e Vlorës rreth një muaj e gjysmë më parë, pas hetimit të një sërë procedurash për dhënien e tokës familjeve bujqësore nga  Himarë, që dyshohet se janë abuzive.

BIRN mësoi se, gjatë procedurave të ndërmarra në vitin 2015 nga Bashkia e Himarës, për plotësimin me tokë bujqësore të familjeve që kishin marrë sipërfaqe të mangëta gjatë ndarjes së tokës në vitin 1992 sipas ligjit 7501, ka pasur përfitime të pamerituara nga disa , mes tyre dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano.

Me vendim të këshillit bashkiak, pasi shqyrtoheshin kërkesat e familjeve që pretendonin se u ishte ndarë më pak tokë nga sa u takonte, merrej vendim për plotësimin e deficiteve. Mes përfituesve ka qenë dhe familja e Arqile Bollanos, që mësohet të ketë përfituar 14 mijë m2 tokë që, sipas përllogaritjeve, nuk i takonte.

Në vitin 2015, Bashkia e Himarës drejtohej nga socialisti Jorgo Goro, i cili u ndalua në mars të këtij viti me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që u morën nga një shoqëri e zotëruar nga , bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit