Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë në gjykim çështjen e ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe 6 personave të tjerë, të akuzuar për shkeljen e barazisë në tendera.
Rajmonda Balilaj, Anisa Petani,Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim,
dy herë.
“Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin
Nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit
2021, në ngarkim të të pandehurve:
* Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilët
akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo
ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258-
25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
* Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën
penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga
neni 186/2 i Kodit Penal.
* Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.” thuhet në njoftim