Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për çështjen Beleri.
Ai u pyet nëse homologët nëse i ka vënë në dijeni homologët për çështjen e vendimit për të qëndruar në burg Fredi Beleri dhe nëse kjo krijon ndonjë pengesë për çështjen e betimit të tij.
“Patëm rastin të diskutonim këtë çështje në takimin e Partisë Popullore Evropiane dhe e bëmë këtë sepse ishte e pranishme edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Metsola. Shikoni, e marr si të mirëqenë, që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet dhe padyshim do të marrë pjesë edhe në votimin jashtëzakonisht vendimtar për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Nuk do të them asgjë më shumë, por mendoj se është krejtësisht e arsyeshme dhe e vetëkuptueshme që kjo të ndodhë”, tha ai.