-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët shpenzojnë 750 milionë dollarë nga xhepi për shëndetin

Kryesoret

Banka Botërore në vitin 2021 theksonte se shpenzimet për frymë për shëndetin në Shqipëri ishin 465 dollarë. Nga kjo shumë, po sipas BB, 59.7%, ose 277 dollarë për frymë janë shpenzime për frymë nga xhepi. Në total për një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, shpenzimet nga xhepi për vitin 2021 ishin rreth 750 milionë dollarë. Nëse do të llogarisim një popullsi rezidente rreth 2.5 mln banorë, sërish shpenzimet nga xhepi për shëndetin nuk janë më pak se 700 milionë euro në vit.

Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, Shpenzim nga xhepi është çdo shpenzim i drejtpërdrejtë nga familjet, duke përfshirë shpërblimet dhe pagesat në natyrë, për praktikuesit shëndetësorë dhe furnizuesit e produkteve farmaceutike, pajisjeve terapeutike dhe mallrave dhe shërbimeve të tjera, qëllimi kryesor i të cilëve është të kontribuojnë në rivendosjen ose përmirësimin e gjendjes shëndetësore. të individëve ose grupeve të popullsisë. Këto janë pjesë e shpenzimeve private për shëndetin. Këto shpenzime maten përmes pyetësorëve kombëtarë më familjet.

Pagesat neto nga xhepi po rriten vitet e fundit për shkak se gjithnjë e më shumë po shtohet popullsia që ka nevojë për mjekim. Plakja e popullsisë dhe pandemia Covid-19 kanë rritur numrin e të sëmurëve kronikë, të cilat kanë nevojë për më shumë se një trajtim. Medikamentet shpesh blihen nga xhepi në farmaci. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se importet e ilaçeve janë rreth 26-28 miliardë lekë në vit, duke u shtuar dhe marzhin e shpërndarjes me shumicë dhe pakicë (25%) vlera finale arrin në 35 miliardë lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit