-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënohet një nga organizatoret e festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’, i dërgohet në kuti një kokë e derrit

Kryesoret

Një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Sofija Todoroviq, është kërcënuar përmes një letre që i është dërguar në adresë të saj, një ditë pasi autoritetet shtetërore serbe ndaluan mbajtjen e këtij festivali në Beograd.

Letra kërcënuese u shoqërua edhe me një kuti, brenda së cilës ishte vendosur koka e prerë e një derri. Në letër thuhej se “situata në botë po ndryshon dhe kohë të tjera po vijnë”.

Letra kërcënuese u nënshkrua nga “Patrulla Popullore”. Kjo është një organizatë e paregjistruar ultra-djathtiste, e njohur për veprimet e saj kundër migrantëve dhe lidhjeve ideologjike që ka me grupet nga Federata Ruse.
“Patrulla Popullore” që mori përsipër mesazhin kërcënues është një organizatë që u bë e njohur për publikun në Serbi më 2020, kur përmes një videoje u shfaqën 20 burra të rinj të veshur me të zeza, duke penguar migrantët dhe refugjatët në një qendër në Beograd. Në mesin e tyre ishte edhe Damjan Knezheviq, i cili thotë se është lideri i organizatës.

Ky grup po ashtu njihet për mesazhet kundër komunitetit LGBT, por edhe për përhapje të urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare. Ndryshe, festivali “Mirëdita, dobar dan” organizohet që nga vitit 2014 nga organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia.

Qëllimi i festivalit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimisht kjo ngjarje, që mbahet herë në Kosovë, e herë në Serbi, është përballur me protesta në Beograd. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit