Një minator është plagosur sot në minierën e Bulqizës.
Vahid Neziri, 45- vjeç, me detyrë vagonist mësohet se po dërgohet për mjekim të specializuar drejt traumës në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi Vahid Neziri me detyrë vagonist në minierë.
I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.