-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkupi i kundërpërgjigjet Athinës për Marrëveshjen e Prespës

Kryesoret

Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, akuzë që ai e bëri gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Qeverisë maqedonase thuhet se shteti vazhdon të respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.

Qeveria në Shkup tha se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit mes dy vendeve, ka obligime për të dyja palët dhe Greqia fqinje nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj.

“Po ashtu, ne duam të theksojmë se procesi i integrimit evropian vazhdon të jetë prioritet i rëndësishëm i yni. Ne jemi të bindur se përparimi ynë dhe kontributi në stabilitetin rajonal dhe sigurinë, por edhe në përkushtimin për reforma, do të vlerësohen si duhet nga Bashkimi Evropian”, u tha në reagimin e Qeverisë maqedonase, që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski i VMRO DPMNE-së.
Ky njoftim vjen edhe pas një reagimi nga Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë që tha se Qeveria maqedonase i është kthyer veprimeve të së kaluarës, përkatësisht irredentizmit dhe mosnjohjes së historisë.

Greqia është zemëruar pasi gjatë një fjalimi para Kuvendit maqedonas, para se të zgjidhej kryeministër, Hristijan Mickoski, përdori emrin e vjetër të shtetit.

Athina dhe Bashkimi Evropian reaguan po ashtu muajin e kaluar, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova,pasi gjatë betimit si presidente përdori emrin Maqedoni, e jo emrin zyrtar të shtetit. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit