Një turiste së bashku me një grup po eksploronin zonën e Qafë-Valbonës.
Gjatë eksplorimit turistja është aksidentuar dhe ka thyer këmbën.
Pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë janë nisur për të ndihmuar turisten.
Ndërsa është vendosur edhe kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet Helikopteri.