Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë në fshatin Harizaj.
Një fugon me targa të Kosovës është përplasur me një motoçikletë.
Drejtuesi i motoçikletës është dërguar për në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërsa forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të vijuar punën për shkaqet e ngjarjes.