-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Arrestojmë Vuçiçin’! Petkoviç provokon Sveçlën: Mburret në rrjetet sociale

Kryesoret

Shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç ka provokuar ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla lidhur me vendosjen e posterëve në veri.

Petkoviç ka shkruar se Sveçla po “frikësohet nga posterët e Aleksandar Vuçiç”. “E para, Kurti “nuk kishte guxim” të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiç, ndërsa tani Sveçla “është frikësuar” edhe nga posterët me figurën e Aleksandar Vuçiç, të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim. E vetmja gjë që ai mund të bëjë është “të mburret” nëpër rrjetet sociale”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla paralajmëroi se nëse Vuçiç vjen në Kosovë pa lejen e Prishtinës zyrtare, ai do të vihet prapa grilave. “I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’.

Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar sot se në korrik do të vizitojë Malin e Zi.

‘Komandant po të presim, gati prangat’! Çfarë ndodhi sot në veri të Kosovës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit