-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vëllezër qëlluan drejt 43-vjeçarin, pse ndodhi plagosja në Rrogozhinë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë. Dy vëllezër kanë plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar në fshatin Luz i Vogël. Policia i ka identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 18:50, ku sipas policisë, “pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, kanë qëlluar me armë në këmbë E. D., banues në Rrogozhinë”.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Ndërkohë po vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve, ndërsa 43-vjeçari ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit