-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenocidi ndaj çamëve, Alket Veliu: Kërkoj një gjest njerëzor nga shteti shqiptar dhe ai grek

Kryesoret

Me lejoni separi te falenderoj kryetarin e LBSh dega e Shqiperise qe ne agenden e aktiviteteve te kesaj organizate me shume reputacion sidomos ne periudhen e luftes dhe para luftes ne Kosove, te perfshije dhe kete aktivitet qe ne po zhvillojme sot ne Sarande ne perkujtim te 80 vjetorit te genocidit grek mbi shqiptaret e çamerise dhe 25 vjetorit te eksodit te shqiptareve nga Kosova per ti shpetuar makinerise vrasese te Miloshevicit.

Mijëra shqiptarë të Çamërisë, një krahinë gati sa Kosova,  përjetuan një genocid të ashpër 80 vite më parë, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitje dhe konfiskimin e pronave të tyre.

Janë rreth 6 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, krahas 28 mijë të tjerëve që u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre.

Po ashtu, në luftën e fundit në Kosovë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë rreth 13.500 persona.

Genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, nuk ishte diçka spontane, por një platformë politike e qeverisë greke për shkombëtarizim, i njohur si “Megali ideja”, identik me platformën e “Naçertanias”, që u zbatua në Kosovë.

Shpërngulja me dhunë, vrasjet dhe persekutimet  e shqiptarëve të Çamërisë, ashtu si masakrat e regjimit të Milosheviçit në Kosovë,  janë një tragjedi e pashembullt, një krim genocididal  i shfarosjes në masë dhe i spastrimit etnik, nga më të egrit në historinë e njerëzimit, që ende nuk është ndëshkuar. Ndaj për këto akte gjenocidi nuk mund të heshtet.

Në emër shpirtrave të martirëve tanë, që nuk gjejnë qetësi dhe prehje, përderisa krimet mbeten të pandëshkuar, bëjmë thirrje për vëmendje e drejtësi, për respektim të së Drejtës Ndërkombëtare.

Ne duam te jetojme ne paqe me fqinjte tane, por separi ata duhet te pranojne krimet e kryera, jane vrare njerez te parmatosur, gra, pleq e femije ne oborret e shtepive te tyre per faktin e vetem se ishin shqiptar.

Nese ne i harrojme keto krime, rrezikohet perseritja e tyre. Nuk ka te ardhme pa memorie. Kurresi nuk kujtojme per te mbjelle hakmarrje, hakmarrja jone eshte mbijetesa jone, duke i treguar fqinjeve qe projektet shfarrosese te nje populli jane jane mision i pamundur.

Te nderuar miq, une jam biri i nje inxhinieri 84 vjec, ardhur vetem 4 vjec nga Çameria, krimi i vetem i te cilit ishte perkatesia etnike dhe fetare. Atij sot i ndalohet te shkoj dhe vizitoj shtepine ku ka lindur, e pa imagjinueshme kjo ndalese nga nje shtet anetar i BE dhe aq me shume nga ata qe japin leksione demokracie ne bote.

Do te kerkoja nje gjest njerezor nga shteti shqiptar dhe ai grek, tu japi edhe nje here ketyre te moshuarve mundesine  te shohin shtepine ku kane lindur. Asnje e keqe nuk u vjen prej tyre.

Do te ishte nje hap i pare dhe i rendesishem ne respekt te te drejtave njerezore dhe te vete jetes, pasi gjithe jeta e tyre shkoi duke enderruar pikerisht ate moment. Kjo eshte nje e drejte  e cila  nuk duhet të shqetësoj banorët e sotëm në Çamëri, ne nuk ushqejmë asnjë armiqësi me ta, as me popullin grek.

Ne i ftojmë në përgjegjshmërinë që duhet të kemi për brezat që vijnë,  për mos ti lënë në armiqësi me njeri tjetrin por në bashkëjetesë si fqinj të mirë duke zgjidhur problemet mes nesh për t’u çliruar nga pesha e së shkuarës.

Fjala e drejtuesit të Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu në kujtim të 80 vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë dhe 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Aktiviteti i zhvilluar në Sarandë nga Lidhja Shqiptare në Botë dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit