-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vu tritol në makinë, Lodovik Syziu, vëllai i kreut të bandës në Mirditë

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm i vendosën tritol në pjesën e pasme të makinës 47-vjeçari Lodovik Syziu.

Ai është vëllai i Dritan Syziut, kreut të bandës së Mirditës.

Dritan Syziu është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë, Gjon Paçuku me datë 28 qershor të vitit 2000 , të cilën e kreu në bashkëpunim me 5 persona të tjerë.

Dritan Syziu rezulton në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia.

Gjithashtu edhe Lodovik Syziu njihej si person problematik në fshatin ku po jeton në Mirditë. Mësohet se ai ka qenë në burg për shkak se ka dhunuar një të moshuar dhe ka dal nga qelia vetëm pak kohë më parë pasi kreu dënimin.

Në burg ka përfunduar për shkak se ka dhunuar një te moshuar, nën akuzën për plagosje me dashje.

Sipas të dhënave që ka mbledhur policia ai vazhdimisht ka krijuar probleme në zonë pasi zihej me shumë persona.

Mirditë, shpërthen makina në oborr, plagoset drejtuesi

Iu vendos lëndë plasëse në makinë, zbardhet dëshmia e 47-vjeçarit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit