Biznesmeni Kristian Boçi ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 milionë euro pasuri në emër të tij, gruas dhe personave të tjerë.
“Para Zotit përulem dhe ndërgjegjësohem! Siç paça zemrën, ma boftë jetën. Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku.
Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojnë fëmitë. Një Shqiptar i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet. Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo sms përkrahës”, shkruan ai.
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri. Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente, makina, etj.