-sidi education-spot_img
24 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer në luftën kundër korrupsionit

Kryesoret

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve të BE-së, duke theksuar përparimin e dukshëm që ka bërë vendi në luftën kundër korrupsionit dhe procesin e integrimit.

Ajo ka vënë në dukje punën e mirë të institucioneve shqiptare, veçanërisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK), dhe ka komentuar mbi sfidat që mbeten për të përmbushur kërkesat e integrimit.

“Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer. Pra, ne jemi tani në procesin, nga shtetet anëtare, të kalimit përmes standardeve të ndërmjetme për sundimin e ligjit, dhe duket mirë. Por natyrisht ka disa raste, dhe ju përmendët rastin e Ballukut, të cilin ne po e monitorojmë vërtet mirë. SPAK, agjencia kundër korrupsionit në Shqipëri, po bën një punë të shkëlqyer, dhe është disi normale që pastaj ata gjejnë raste. Pra, e rëndësishme është që nëse ato raste janë aty, cilat janë reagimet ndaj tyre? Dhe këtë e monitorojmë edhe ne”, u shpreh Kos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit