Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Bejkush Birçe.
Meta u shpreh se Birçe ishte një edukator model, kërkues, i rreptë por i drejtë dhe plot integritet.
Ai shkruan se Birçe ishte një patriot i vërtetë që la gjurmë të jashtëzakonshme kudo që shërbeu.
Gjithashtu Meta shprehu ngushëllimet e tij për familjen kolegët dhe komunitetin sportiv për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.