Nga sot, autostrada Thumanë-Kashar është e hapur për qarkullimin e automjeteve.
Autostrada është një koncension privat dhe do t’i dorëzohet shtetit e mirëmbajtur pas 35 vitesh.
I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.
Ministrja Belinda Balluku tha se përfitues direkt të kësaj autostrade janë drejtuesit e mjeteve, që nuk do qëndrojnë më në trafik, zona, e cila merr një hov tjetër zhvillimi dhe, sigurisht, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.