Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth për të dorëzuar titujt e pronësisë.
Rama tha se Thethi është kthyer në destinacion europian turistik.
Kryeministri shprehet se nuk jemi kujtuar për Shkodrën vonë, por nuk na është dhënë mundësia të bëjmë më shumë.
Më tej ai theksoi se “Ky është një proces i realizuar dhe zotim i mbajtur, sepse puna përgatitore ka qenë e bërë dhe Bashkia e Shkodrës. Kryetari i bashkisë në këtë kohë ka ardhur më shumë në Theth më shumë se kryetarët e tjerë të Bashkisë së Shkodrës”, shprehet Rama.