-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serwer: Dialogu dështoi me Lajçakun

Kryesoret

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer u shpreh se është i nevojshëm riformatimi i dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dështuar pasi palët s’po e zbatojnë Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit dhe si të tilla janë joefektive.

Analisti amerikan kërkoi nga Bashkimi Evropian largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa theksoi nevojën që sa më shpejt përgjegjësit e sulmit terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit të vihen para drejtësisë.

Njohësi amerikan i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor tha se në kuadër të riformatimit të dialogut duhet të shkohet më shumë drejt përafrimeve në çështje praktike në teren sesa drejt normalizimit politik.

“I takon Kosovës dhe Serbisë ta bëjnë këtë (zbatimin e marrëveshjes). Serbia ka refuzuar qartë me shkrim zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Nuk mund të bëj asgjë për ta detyruar Serbinë ta pranojë atë. Mendoj se është fare e qartë se kemi nevojë për rivendosje në dialog, do të doja të shihja një rivendosje drejt çështjeve më praktike dhe jo drejt normalizimit politik”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit