Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Ata shprehen se letërsia e Kadares frymëzon lexuesit në mbarë botën.
“Puna e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij letrar. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan ambasada e SHBA.
Gjithashtu ambasada kujton edhe kohën kur e nderuan Kadaren me çmimin ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë 2020.