Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.
Balla shkruan se kolosi i letërsisë botërore u nda nga jeta fizikisht por emri dhe i tij dhe i Shqipërisë do të jenë bashkë përgjithmonë.
“Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë”, shkruan Balla.
Ai shprehet se para disa ditësh kishte komunikuar me mesazhe dhe e kishin lënë që të takoheshin për një kafe.